Deklaratë e shteteve të QUINT-it: Deputetët duhet të marrin pjesë në seanca NULL NULL 13.08.2017 14:37 13.08.2017 14:37 Ambasadat e shteteve të Gjermanisë, Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë dërguar një komunikatë të përbashkët për media ku thuhet se janë të brengosur për situatën aktuale politike në vend dhe se deputetët e zgjedhur të Kosovës duhet të shkojnë në Kuvend e të gjejnë zgjidhje, njofton Klan Kosova. Siç njihen ndryshe, shtetet e QUINT-it thonë se qytetarët e Kosovës meritojnë institucione për t’u ballafaquar me probleme. “Jemi të brengosur me situatën politike në Kosovë. Kosova është duke u ballafaquar me shumë sfida, ato të tanishme dhe ato afatgjata duke përfshirë këtu programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, situatën energjetike por edhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën Europiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Qytetarët e Kosovës meritojnë një Kuvend dhe Qeveri për t’u ballafaquar me këto sfida”, thuhet në komunikatë. “Është përgjegjësi e liderëve Kosovarë t’i krijojnë këto institucione, por edhe të ndërmarrin reformat e nevojshme që të parandalojnë bllokada të tilla në të ardhmen”. “Shpresojmë që liderët Kosovarë, si në politikë ashtu edhe në shoqërinë civile, do të prijnë në zgjedhjen e kësaj çështjeje duke ofruar propozime konkrete. Një parim primar dhe i rëndësishëm është se deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës së saj”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë