Dekani i Arteve kundër bustit të Skënderbeut: Me këtë fytyrë nuk është shqiptar NULL NULL 27.07.2017 22:14 27.07.2017 22:14 Dekani i Arteve, Ardian Isufi, ka reaguar ashpër ndaj bustit të Skënderbeut që do të vendoset në Hungari. Sipas tij, skulptori ka bërë një Skënderbe serb, bullgar apo hungarez, por kurrsesi shqiptar. Isufi sulmon edhe ambasadorin Spasse dhe institucionet shqiptare që sipas tij, kanë degraduar figurën e Skënderbeut, shkruan lapsi.al Më poshtë i plotë shkrimi i tij: UAUUUUU: (…nuk kam parë ndonjëherë Skënderbe me “impresionues ambig” por jo Shqiptar… padyshim, mund të jetë Hungarez, Bullgar apo Serb, por kurrsesi Shqiptar!… fundi i fundit, sipas shprehjes së urtë popullore edhe kjo “mynxyre artistike dhe historike nuk do zgjasë më shume se tre ditë” dhe do ta ngulin aty ku e kanë paravendosur duke vazhduar të shtrembërojnë në mënyrë konstante historinë dhe kulturën tonë, por ajo çfarë me vjen keq është se palë në këtë rast bëhet edhe injoranca jonë institucionale e zyrtarëve tanë “par excellence” qe i kemi dërguar me taksat tona për të promovuar Shqipërinë dhe po e “Ç’meritojnë” me sukses të papare Shqipërinë ne arenën ndërkombëtare! …Do i bëja me dije këtyre injoranteve me portofol nga Ministria e Jashtme qe t’paktën t’i sugjeronin Arkivat e Vatikanit këtij skulptorit hungarez për të analizuar fizionominë e Skënderbeut sepse aty ka me dhjetëra gravura ku mund të interpretohej figura e Skënderbeut si Prirjes dhe Diplomat i Shqiptarëve! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Aliu: 13 zona të trashëgimisë natyrore iu shtuan zonave të mbrojtura të Kosovës 14 orë më parë
Kino dhe Teatër Mbahet Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut: Fituesit janë nga Rusia dhe Gaza 17 orë më parë