9:27, 16 Prill 2018

Ish-futbollisti i klubit italian Inter, Dejan Stankoviq, pritet të jetë ministri i ri i sportit në Qeverinë e Serbisë, njofton Klan Kosova.

Lajmin për postin e ri të Stankoviq e ka dhënë Telegrafi serb.

“Deki” pritet të bëhet pjesë e kabinetit të kryeministres Ana Brnabiq muajin e ardhshëm.

Përveç Interit, Stankoviq ka luajtur edhe për Lazion dhe Yllin e Kuq (Crvena Zvezda) të Beogradit.

klankosova.tv