Déjà Vu (VIDEO) NULL NULL 26.12.2016 12:19 26.12.2016 12:19 Cleveland Cavaliers kanë ripërsëritur lojën e shtatë në finalet e sezonit të kaluar kundër Golden State Warriors dhe në sekondat e fundit Kryie Irving – njëjtë si në finale – ka marrë topin për të shënuar pikët fituese duke e bërë festën e Krishtlindjeve në Cleveland të Ohios të kishte edhe më shumë kuptim, njofton Klan Kosova. Me një tjetër gjuajtje në sekondat e fundit nga Kryie Irving, Cleveland Cavaliers, kanë mposhtur përsëri Golden State Warriors, me epërsi minimale 109-108, njofton Klan Kosova. Irving lëshoi topin, me një kthim prapa, derisa po ruhej tërë kohës nga Klay Thompson, kur kishin mbetur 3.4 sekonda. Cleveland kështu ka mposhtur Warriors në ndeshjen e parë në sezonin e ri pas finales së famshme, ku po Irving në sekondat e fundit të ndeshjes kishte lëshuar një trepikësh për të krijuar avantazhin fitues të finales maratonike prej shtatë ndeshjes. “Djaloshi (Irving) është diçka special”, ka thënë LeBron James për bashkëlojtarin e tij. “Nuk patëm asnjëherë dyshim në të”. Luftëtarëve nuk u bëri punë as superylli i ardhur nga Oklahoma City Thunder, Kevin Durant, përkundër se shënoi plotë 36 pikë. https://www.youtube.com/watch?v=pLqQb1i58oE Loja e 7-të finale https://www.youtube.com/watch?v=3hp7NfhmGfA *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.