Deda: Presim që PAN të dështojë në formimin e qeverise NULL NULL 28.06.2017 14:32 28.06.2017 14:32 KZQ pritet që nesër t’i certifikoj rezultatet e zgjedhjeve ku më pas subjekti apo koalicioni fitues në afat prej 30 ditësh të formojë qeverinë, mirëpo nëse dështon atëherë i mbetët presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të vendos se çfarë do të bëhet më tej. Ilir Deda nga Alternativa, i tha lajmi.net se presin që PAN të dështojë të formojë qeverinë dhe t’i hapet rruga të tjerëve. “Ne presim që koalicioni PAN do të dështojë të formojë qeverinë, me çka hapet rruga që ta krijojmë ne të tjetër”, ka thënë Deda për lajmi.net. Deda më tutje tha, se presidenti nuk mundet të bllokojë procesin e formimit të qeverisë dhe ta fus Kosovën në krizë. “Presidenti nuk mundet të bllokojë dhe ta fus Kosovën në krizë. Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon se pas dështimit të subjektit apo koalicionit të parë, ai që i mbledh 61 nënshkrime në Kuvend ka të drejt që të mandatohet. Kështu që ne nuk duam të merremi me situatë hipotetike”, theksoi ai Sa i përket bisedimeve që LAA po bën më Vetëvendosjen, Deda tha, se për së pari presin certifikimin e rezultateve nga KZQ e më pas të fillojnë bisedimet. “Ne kemi thënë që nga fillimi që pas certifikimi të rezultateve të zgjedhjeve do të fillojmë edhe komunikimet me Vetëvendosjen”, ka deklaruar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 23 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë