Debat i ashpër mes shqiptarëve dhe serbëve në Mitrovicë (VIDEO) NULL NULL 03.09.2015 20:22 03.09.2015 20:22 Në gjithë karrierën e tij politike Marko Gjuriq, nuk ka kaluar në jugun e Mitrovicës Por, këtë hap, shefi i zyrës së Serbisë për Kosovën e bëri të enjten, kur erdhi këndejpari për të debatuar lidhur me marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve. Si mysafir i RTV Mitrovicës dhe ambasadës së Holandës, zyrtari nga Beogradi i kryen gjitha procedurat e parapara për pjesëmarrje në tryezë,njofton Klan Kosova. Këtu përballë e ka hiç më pak se kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin. Ky që u tregua mirëseardhës për të tjerët përfshirë edhe Gjuriqin. Nuk ia ndau kurrë termit Republikë. Debati që zgjati afër tri orë është përcjellë me vëmendje të madhe mediale, por edhe me forca të shtuara të policisë. Këto kryesisht për zyrtarin serb Gjuriq, i cili Klan Kosovës, nuk i konfirmoi nëse kishte leje zyrtare për këtë vizitë , por tha se këtu erdhi në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel. Kronikë nga Besnik Tahiri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 51 minuta më parë