12:18, 6 Tetor 2018

Kampioni botëror në Formula 1 Lewis Hamilton  ka fituar pole position provat për çmimin e madh të Japonisë.

Pas britanikut i dyti ka përfunduar kolegu i tij finlandez Valtteri Bottas.

Në këtë garë nuk ka kaluar edhe aq mirë ngasësi i ferrarit Sebastian Vettel që nuk i bëri llogaritë tek ndërrimi i rrotave

Nga kjo aventurë ekipit të ferrarit viktimë mbeti gjermani Vettel i cili në njëfarë mënyre del edhe nga loja për të qenë fitues në Suzuka.

Reagimi i tij para televizionit gjerman RTL ishte se “ Është e lehtë të thuhet nga lajmet , se kjo apo ajo ishte e gabuar. Ne kemi vlerësuar gjendjen e pistës e cila ka qenë e lagur nga shiju. Po të pushonte më herët ky shi, ne me siguri se do të ja dilnim me këtë strategji, tha Sebastian Vettel gjatë prononcimit”, shkruan eurosport.de, përcjellë Klan Kosova.

Në këto prova ai arriti të përfundonte vetëm në vendin e tetë.