DeAndre Jordan, mashtrues apo jo? NULL NULL 14.07.2015 15:49 14.07.2015 15:49 Thyerja e marrëveshjes gojore mes Mavericks dhe DeAndre Jordan nga ky i fundit është një nga temat më të komentuara në NBA. Shumë i përfoluri, DeAndre Jordan nuk ka thyer rregullat e ligës, kur të mërkurën vendosi që të qëndroj tek Los Angeles Clippers dhe të tërheqë zotimin verbal që bëri ditë më parë në adresë të Dallas Mavericks. Por, flip-flopi i Jordan është duke marrë shumë kritika, si jashtë ashtu edhe brenda komunitetit të NBA, duke u cilësuar si moralisht i papranueshëm dhe akt qyqarllëku, që mund të çoj në ndërrim të rregullave. Që nga moment kur Jordan telefonoi trajnerin dhe dhe presidentin e operacioneve basketbollistike të Clippers, Doc Rivers, duke i kërkuar që të filloj një fushatë për ta kthyer, kalimi i tij i dyanshëm u kthye në një nga kronikat më të komentuara dhe më të çuditshme, që nga vera e LeBronit pesë vjet më parë. “Ky është zhvillim interesant”, thotë Richard Lapchick, që drejton Universitetin e Floridës Qëndrore për diversitet dhe etikë në sport. “Në njërën anë, unë adhuroj lojtarët që nuk largohen nga skuadrat amë, sepse besnikëria është e rrallë në sport kohëve të fundit”. “Në këtë kuptim, jam i lumtur që DeAndre qëndroi tek Clippers”. “Por, në nivelin etik, ai ka pasur një marrëveshje gojore me Mavericks, që duhej respektuar. Nga këndi etik, marrëveshjet gojore janë po aq të vlera sa edhe ato të nënshkruara”. Edhe ish drejtori ekzekutiv i Memphis dhe Portland mendon se veprimi i Jordan ishte joprofesional. “Unë nuk mund ta akuzoj DeAndre pse ai shfrytëzoi rregullat dhe i dha vetes kohë të vendosë për të ardhmen. Por, fajësimi i agjentit dhe qyqarllëku i treguar me mosngritje telefoni dhe thënie “Jo” drejtuesve të Mavericks duhet kritikuar”. Megjithatë, Jordan nuk është basketbollisti i parë në NBA që nuk i përmbahet premtimit publik. Eddie Jones u tregua përçmues kur megjithë premtimin dhe mesazhet e përziera nuk kaloi tek Bulls. John Salmos premtoi të kalonte tek Toronto, por u transferua tek Sacramento, sepse “Zoti i tha kështu”. Por, Salmons nuk tregoi se “Zoti” poashtu i solli një marrëveshje që peshonte 2 milionë më shumë. Në vitin 2009, Hedo Turkoglu ktheu kalimin tek Portland Trail Blazers për të nënshrkuar me Toronton. Megjithëse la Clevelandin për Utah Jazz, në rrethana që e pakta mund të quhen të çuditshme, Carlos Boozer gjithmonë ka insistuar që ai të mos jetë në listën e flip-flopëve. Por, ndër gjithë këto ndërrime, thyerje premtimesh dhe “pëshpëritjesh nga Zoti”, është veprimi i Jordan ai që është përfolur më shumë. Kjo mund të arsyetohet me vetëm një gjë – skuadra që mbetej pa të pritej të ketë sezon të dobët. Çfarë do të jenë sezonet respektive të Clippers e Mavericks, mbetet të shihet. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.