De Bruyne kishte marrëveshje me Bayern NULL NULL 13.01.2016 08:40 13.01.2016 08:40 Agjenti i belgut e ka pranuar se vetëm refuzimi i gjigantit gjerman për t’u takuar me Wolfsburgun e ka ndalur mesfushorin nga kalimi në Bavari. Kevin De Bruyne kishte pranuar që t’i bashkohej Bayern Munich para se të transferohej tek Manchester City, ka thënë agjenti i lojtarit. Belgu kaloi tek Citizens në gusht të vitit të shkuar për 55 milionë funte, plus shtesat. Por tani agjenti i tij, Patrick De Koster, ka treguar se ai mund të përfundonte nën urdhrat e Pep Guardiola nëse kampioni gjerman do të paguante çmimin e kërkuar. “Zemra e Kevin rrihte për Bundesligën”. “Jam i bindur se nëse Bayern do të paguante çmimin ai do të ishte lojtar i tyre”. “Kemi arritur marrëveshje me ta pas vetëm dy takimeve. Por gjithçka dështoi shkaku i çmimit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.