David Beckham shet Ferrarin 360 Spider NULL NULL 30.03.2017 19:30 30.03.2017 19:30 Futbollisti i njohur David Beckham përveç lojës në fushën e gjelbër, është i njohur edhe për koleksionimin e veturave. Ndër vite ai ka grumbulluar modele si Rolls-Royce Ghost, Cadillac Escalade e deri tek Jeep Wrangler. E Ferrari 360 Spider, më herët nën pronësi të atletit tashmë është në kërkim të një shtëpie të re. Kjo veturë e cila ka dalë në ankand pritet të arrije shifrën rreth 120, 000 dollarë. Ky Ferrari 360 Spider ka 12.553 km të kaluara, ka motor me kapacitet prej 395 kuajfuqi dhe kur është blerë ka kushtuar 150 mijë euro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.