16:58, 14 Mars 2018

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka shfrytëzuar seancën e sotme parlamentare për t’ia uruar rikthimin në këtë parti, Donika Kadaj-Bujupit.

“Veç desha t’ia uroj Donika Kadaj-Bujupit rikthimin në AAK”, tha Haradinaj sot në Kuvendin e Kosovës.

Kadaj-Bujupi, që në këtë legjislaturë u bë deputete duke kandiduar për Lëvizjen Vetëvendosje, vendosi sot që të rikthehej te partia e saj e mëparshme.

Lajmin e konfirmoi kryeministri dhe njëherësh lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Interesante