13:37, 14 Janar 2018

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar shtetasit amerikan se Departamenti i Shtetit ka lëshuar një njoftim ku paralajmëron të gjithë ata që duan ta vizitojnë Kosovën që të kenë kujdes nga sulmet e mundshme terroriste.

“Grupet terroriste mund të organizojnë sulme terroriste në regjionin e Ballkanit, përfshirë Kosovën”, thuhet në raportin e DASH-it, njofton Klan Kosova.

“Terroristët mund të sulmojnë me pak, ose fare paralajmërim, duke targetuar vende ku qëndrojnë turistë, markete dhe qendra tregtare, objekte të komunave, hotele, klube, restorante, parqe, qendra sportive e kulturore, institucione të arsimit, aeroporte dhe vende të tjera publike”.

“Përveç kësaj, në Kosovë ndodh edhe dhunë e motivuar politikisht”, shton raporti.

Vendet me rrezikshmëri më të latë janë përmendur; Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani.

klankosova.tv

 

Interesante