Dardani: Banorët vendosin ta kalojnë natën në tenda, kërkojnë dorëheqjen e Ahmetit NULL NULL 19.09.2016 23:17 19.09.2016 23:17 Në Kosova Direkt në Klan Kosova është raportuar nga lagjia “Dardania” në Prishtinë ku sot Policia e Kosovës ka ndërmarrë aksion për largimin e atyre që besohet se janë uzurpatorë të banesave që nga viti 1999. Banorët vazhdojnë të qëndrojnë jashtë lagjes dhe thonë se dëshirojnë që sonte natën ta kalojnë në tenda. Disa nga ata kërkojnë edhe dorëheqjen e kryetarit Shpend Ahmeti. “Ne kërkojmë që Shpend Ahmeti të jap dorëheqje, dhe gjendja e të gjitha familjeve është e rëndë nga stresi dhe presioni”, tha njëri nga banorët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024