Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dardan Molliqaj: Dialogu nuk ka sjellë përparim për Kosovën

NULL NULL
03.09.2015 21:31

Në emisionin Zona e Debatit që po transmetohet  në Klan Kosova, për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen e fundit në Bruksel për Asociacionin e komunave serbe, implikimet e mëtutjeshme të kësaj marrëveshjeje, situatën aktuale politike dhe të tjera zhvillime politike  në Kosovë,  të ftuar të Baton Haxhiut janë: Edita Tahiri- Ministre për Dialog dhe Dardan Molliqaj- Sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje.

=========================================

Dardan Molliqaj ka thënë se dialogu i Brukselit nuk ka sjell hapa para për Kosovën.

“Duhet të shikohet me një perspektivë të tretë”.

“Qëllimi i parë ka qenë që dialogu i Brukselit do të rezultojë me integrimin e Kosovës në BE dhe me integrimin e serbëve të Kosovës, si dhe Serbia ta njohë Kosovën. Asnjë nga këto nuk kanë ndodhur, Kosova nuk ka bërë asnjë hap para për integrim në Bashkimin Europian”.

“Kemi devalvim të integrimit të serbëve në Kosovë. I kemi barrikadat, i kemi strukturat paralele në Kosovë”.

“Fakti që qeveritarët kanë thënë qindra herë se Serbia e ka njohur Kosovën i bie që nuk e ka ndërmend që ta njohë Kosovën“.

“Serbia nuk është e kushtëzuar për ta njohur Kosovën siç e kemi parë nga dokumentet e Bashkimit Europian”, ka shtuar Molliqaj në Zona e Debatit, në Klan Kosovën.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.