21:11, 22 Shtator 2018

Një situatë pahijshme ka ndodhur në ndeshjen mes Donar Groningen dhe Z Mobile Prishtina në kuadër të ndeshjes kthyese në  kualifikimet për Ligën e Kampionëve në basketboll, përcjell Klan Kosova.

Në një moment gjatë këtij takimi, Dardan Berisha përplaset me Divine Myles e cila përfundon edhe me një shqelm të Berishës ndaj Myles, me ç’rast ndërhyjnë bashkëlojtarët e tyre që të mos e lënë situatën të eskalojë edhe më shumë.

Lojën e parë me klubin holandez të mbajtur në kryeqytetin kosovar, e kishte fituar Prishtina me rezultat 84:64.

Ndërkaq, rezultati aktual në këtë përballje është 52:35 në të mirë të nikoqirëve nga Holanda.

Dardan Berisha shqelmon bashkëlojtarin e vet

Dardan Berisha shqelmon bashkëlojtarin e vet

Publiée par Klan Kosova sur Samedi 22 septembre 2018