14:44, 5 Korrik 2017

Basketbollisti i njohur Dardan Berisha i cili kaloi një kohë në Ligën e Basketbollit Serie A në Poloni, i është rikthyer ekipit të tij të vjetër.

Këtë e ka bërë të ditur vetë KB Prishtina, përmes një postimi në Facebook.

Ky është aderimi i tretë i ri në këtë ekip ndërsa priten edhe prurje të reja.

“Pas rikthimit të trajnerit Ahmet Kandemir dhe transferimin e dy lojtarëve të ri, Zeek Woodley dhe Keon Johnson, në radhët tona kemi rikthyer Dardan Berishën për të cilin nuk kemi nevojë të shkruajmë më shumë. Dardani me KB Prishtinën fitoi gjithcka cka ka për tu fituar: Tituj të Kampionit të Kosovës, Liga Ballkanike, Kupa të Kosovës dhe Superkupa të Kosovës. Tani koha është për të luftuar për synimet e radhës” është thënë në faqen zyrtare të KB Prishtina.

Interesante