11:35, 1 Shtator 2018

Basketbollisti Dardan Berisha, tash e tuje do të luaj për Klubin Basketbollistik “Prishtina”.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të këtij klubi, të cilët poashtu i kanë uruar mirëseardhje Berishës, njofton Klan Kosova.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Basketbollisti më i mirë shqiptar, Dardan Berisha, është rikthyer në shtëpinë e kampionëve, në klubin e tij të sukseseve, KB Prishtina.

Dardani pasi që shkëlqeu në Çeki duke fituar titullin dhe kupën me skuadrën CEZ Nymburk, radhën e ka të shkëlqejë përsëri tek Prishtina, ku me ardhjen e tij do të jemi një ekip më i kompletuar, i gatshëm për sfidat europiane që na presin, si i vetmi klub shqiptar pjesëmarrës në arenën ndërkombëtare.

Për Dardanin nuk kemi shumë se çfarë të themi pasi që të gjithë i njohim aftësitë e tij, sidomos bombardimet për tre pikë dhe depërtimet e pandalshme për kundërshtarët.

Me Dardanin dhe të tjerët Prishtina aspiron shumë më shumë këtë sezon.

MIRËSEVJEN NË SHTËPI, DARDAN

Image may contain: 1 person, playing a sport and text

klankosova.tv