Daniel Craig edhe në dy filma të Bond NULL NULL 07.08.2017 17:19 07.08.2017 17:19 Daniel Craig raportohet se do t’i rikthehet rolit ikonik të James Bond, pasi që ka nënshkruar të luajë edhe në dy filma të tjerë të Bond-it. Sipas The Sun, Craig ka arritur një marrëveshje me producenten Barbara Broccoli e që do ta shohë atë të rikthehet për Bond 25, që pritet të realizohet vitin tjetër, bashkë me një film final për rolin ikonik. “Ka shumë muhabet se kush mund të jetë Bond-i i ardhshëm, por Barbara ka arritur ta bindë Daniel-in edhe për dy filma të tjerë. Ai duhet nga audience kudo në botë, dhe ka udhëhequr një ngritje të vërtetë të filmave në arkat filmike, andaj shefat e dinë që nuk mund ta humbin ende”, than jë burim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Bruce Springsteeni bashkohet në skenë me Zach Bryanin dhe Maggie Rogersin (VIDEO) 6 minuta më parë