Daliq: Fitorja ndaj Argjentinës – ndër më të mëdhatë në historinë tonë NULL NULL 21.06.2018 22:37 21.06.2018 22:37 Tekniku kroat ka deklaruar se skuadra e tij ishte në çdo segment më e mirë se Argjentina, duke ua dhënë të gjitha meritat për fitore futbollistëve të tij Trajneri i Kroacisë Zlatko Daliq e ka quajtur fitoren shumë të madhe të Kroacisë triumfin me rezultat 3:0 ndaj Argjentinës. Përfaqësuesja ballkanase e dominoi krejtësisht atë nga Amerika e Jugut, gjë që u reflektua edhe në rezultatin përfundimtar të ndeshjes. “Urime për djemtë. Kjo ishte një lojë e madhe, një nga më të mëdhatë në historinë e Kroacisë. Në çdo segment ishim të shkëlqyer, ne bëmë gjithçka siç duhej”. “Ne çdo segment ishim më të mirë se Argjentina. Të gjitha meritat shkojnë për lojtarët e mi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 21 orë më parë