17:33, 26 Tetor 2018

Prokurorët amerikanë kanë publikuar disa incizime të reja ku mund të shihet se si u zhvillua sulmi me armë zjarri në Hotelin Trump gjatë muajit maj të këtij viti.

Autoritetet e sigurisë në Florida kanë bërë të ditur se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në korridorin e hotelit që ndodhet në Miami dhe ka bërtitur diçka në lidhje me presidentin amerikan, Donald Trump, përpara se të plagosej dhe arrestohej nga oficerët e policisë.

klankosova.tv