Daimler do të ndërtojë fabrikën e baterive në SHBA NULL NULL 08.10.2018 18:22 08.10.2018 18:22 Kompania Daimler që ka ne pronësi markën Mercedes, do të fillojë ndërtimin e një fabrike të baterive si pjesë e investimit të planifikuar prej 1 miliardë dollarësh për të përmirësuar fabrikën e saj në Tuscaloosa, Alabama. Ky investim vjen pasi kompania përgatitet të fillojë shitjen e veturave elektrike (SUV), si kundërpërgjige për prodhuesin Tesla, i cili po dominon këtë treg aktualisht. “Ne synojmë të luajmë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e e-mobilitetit dhe jemi të përgatitur mirë për të përmbushur këtë mision”, tha anëtarja e bordit Daimler, Markus Schaefer. Deri në vitin 2022, kompania planifikon të elektrifikojë të gjitha automjetet e pasagjerëve, duke ofruar më shumë se 50 për qind të veturës me bateri elektrike hibride 48-voltësh në të gjitha madhësitë. Kompania tashmë ka një fabrikë prodhimi të baterive në Kamenz të Gjermanisë dhe po ndërton të tjera në Pekin dhe Bangkok, trensmeton Klan Kosova. Daimler tha se dega në Gjermani, do të jetë qendra e kompetencës për ndërtimin e veturave elektrike. Aty aktualisht prodhohen modeli, Mercedes S-class, CLS, GLA dhe E-model së bashku me familjen Mercedes-AMG GT. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Tech & Auto McDonald's goditet nga dështimi i sistemit, mbyllen dyqanet – anulohen porositë 15/03/2024