yujty-599x356
18:50, 15 Mars 2017

Këngëtarja me origjinë kosovare, por e lindur në Suedi, Dafina Zeqiri ka zhgënjyer fansat e saj pasi të gjithë mediat e huaja po e prezantojnë atë si suedeze.

Ajo publikoi para pak ditësh këngën ‘Four Seasons,’ në bashkëpunim me kompani amerikane, në klipin e së cilës mori pjesë reperi i njohur, French Montana.

Kënga ka arritur mbi 1 milionë klikime në Youtube, dhe mbështetësit më të mëdhenj të suksesit të saj janë trevat shqipfolëse, por janë zhgënjyer nga mënyra se si po prezantohet në botë.

“French Montana i bashkohet ylli të popit suedez, Dafina Zeqiri në videon e saj ‘Four Seasons,” – shkruajti Vibe, një portal amerikan.

Dafina nuk ka bërë asgjë për të treguar se në fakt origjina e saj është shqiptare, por i ka pritur mirë lajmet që janë bërë për të në mediat e huaja.

Shumë prej tyre ajo i ka publikuar edhe në rrjetin social, Instagram duke treguar se sa krenare është për punën e saj, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.

sdf-4

17342332_1282093511874858_2105863156_o

Interesante