10:14, 10 Gusht 2018

Dafina Zeqiri ka raporte të mira me shumë kolegë të saj nga zhanri i muzikës rap, e njëri prej tyre mbrëmë e festoi ditëlindjen, prandaj një urim i përzemërt nga këngëtarja nuk mungoi.

Ishte Lumi B ai i cili në një festë mblodhi shumë miq për ditëlindje dhe këngëtarja në Instagram ndau me ndjekësit e saj disa nga momentet më të mira të natës, njofton Klan Kosova.

Dyshja së fundmi e kanë publikuar edhe bashkëpunimin e tyre me këngën “Kalon”, e cila në bazë të komenteve nëpër rrjete sociale duhet se po pëlqehet nga fansat e tyre.