Dafina në videoklipin e French Montana (Video) NULL NULL 18.01.2018 18:54 18.01.2018 18:54 French Montana ka publikuar këngë dhe videoklip të ri, pjesë e të cilit është edhe mikja e tij, këngëtarja Dafina Zeqiri. Ajo shfaqet disa sekonda në këtë projekt, e veshur me rroba ndryshe, duke iu përshtatur temës së gjithë videoklipit. “Faleminderit që më lejove të jem pjesë e këtij projekti të bukur dashuri”, shkroi ajo në Instagram, duke iu falënderuar këngëtarit të famshëm për mundësinë e dhënë. Kënga quhet “Famous” dhe tashmë ka filluar të grumbullojë klikimet e para. Kujtojmë që Montana ishte po ashtu pjesë e videoklipit të Dafinës, si i ftuar special në këngën e saj “Four Seasons” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.