Daçiq thotë se Kosova do të dështojë përsëri në UNESCO NULL NULL 21.09.2017 20:44 21.09.2017 20:44 Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në New York ka kundërshtuar homologun kosovarë, Behgjet Pacolli për pranimin e Kosovës në UNESCO. Daçiq i ka quajtur të pavërteta të thënat e Pacollit se Kosova ka siguruar votat për pranimin në këtë organizatë. Ai ka thënë se Serbia e ka forcuar pozicionin e saj për të kundërshtuar pranimin e Kosovës, shkruan Blic,rs, përcjellë Klan Kosova. “Tash për tash nuk ka indikacione nëse Kosova do të aplikojë, por thuhet ashtu. Ata kanë humbur herën e kaluar dhe të do të humbin edhe herën e ardhshme që do të aplikonin”. “Ju rekomandoj që të mos aplikojnë fare”, ka thënë Daçiq. “Është një gënjeshtër e madhe e Behgjet Pacollit që Kosova ka mjaftueshëm vota për pranim në UNESCO. Ne kemi zhvilluar mjaftueshëm takime bashkë me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kemi folur me secilin”, ka shtuar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.