Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Daçiq për Thaçin: Çfarë hipokriti, tani i pëlqen ajo që ka thënë Merkel

NULL NULL
14.08.2018 20:20

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka komentuar deklaratat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për çështjen e korrigjimit të kufijve.

Ai madje është lidhur për deklaratës së Kancelares Angela Merkel, e cila dje tha se nuk do të mund të bëhen ndryshime të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Daçiq ka thënë se tash kjo ide po i pëlqen edhe Thaçit.

“Hashim Thaçi ka mirëpritur deklaratën e Merkel se s’do të ketë ndryshim të kufijve, tani po i pëlqen kjo”.

“Çfarë hipokriti”, ka thënë Daçiq për Tanjug, përcjell Klan Kosova.

“Një herë me armë, me dhunë dhe krime, ka shkatërruar kufijtë e Serbisë dhe tash nuk është për kufij, çfarë kufijsh? Kur ka pasur kufi në mes të Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Daçiq.

Kryediplomati serb, ka thënë se tërheqjet e njohjeve të Kosovës do të vazhdojnë. Sipas tij as Merkel as Thaçi nuk mund të bëjnë presion mbi pesë vendet e BE-së që ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.