Daçiq: Nëse mendoni se Vuçiq do e pranojë Kosovën, nuk e njihni as Vuçiqin as Serbinë NULL NULL 23.03.2018 11:45 23.03.2018 11:45 Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se nuk pret ndonjë gjë nga vazhdimi i dialogut në Bruksel. I pyetur në lidhje me disa raportime të mediave serbe se ky shtet ka një ultimatum “ose Kosova në OKB, ose bllokadë”, Daçiq e mohoi një gjë të tillë. “Është e pamundur që të ndodhë një gjë e tillë” . “Mund të ketë presione, mirëpo në qoftë se dikush mendon se Vuçiq do e njohë Kosovën, nuk e njeh as Vuçiqin, as Serbinë” ka deklaruar Ministri Daçiq. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e shefes së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pritet të vazhdojnë sot në Bruksel dialogun në nivelin më të lartë politik. Daciq është shprehur skeptik sa i përket këtij takimi përderisa ka shfaqur dyshimet e tij për bashkësinë ndërkombëtare. “Gjithmonë kam thënë se bashkësia ndërkombëtare po e gënjen Vuciqin” “Është e vërtetë se ka diçka të shkruar që nga viti 2013, për të arritur një marrëveshje ligjore të normalizimit, por askush nuk e ka shpjeguar ndonjëherë se çfarë në këtë marrëveshje “ është shprehur Daçiq, kanë raportuar mediat serbe. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 5 orë më parë