18:48, 13 Gusht 2017

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se do të lobojnë që Kosova të mos anëtarësohet në organizatën e UNESCO.

Ai ka thënë se bashkë me presidentin, Aleksandër Vuçiq do të jenë të pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme të OBK0-së në muajin shtator ku do të shqyrtohet kërkesa për pranim, të dy shteteve, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Njëra prej këtyre shteteve për të cilat ka folur Daçiq është Kosova,

“Do të kemi aktivitet të fortë diplomatik, do të lobojmë në mesin e shteteve anëtare të OKB-së, kundër pranimit të Kosovës në UNESCO”, ka deklaruar Daçiq.

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme ku do të shqyrtohet kërkesa e Kosovës mbahet në muajin shtator.

Interesante