Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Daçiq: Fitorja e Listës Serbe, hap i rëndësishëm drejt ruajtjes së Kosovës

NULL NULL
23.10.2017 15:00

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, njëherit ministër i jashtëm,  Ivica Daçiq, ka uruar fitoren e  Listën Serbe, të cilën ai e arriti në zgjedhjet lokale në Kosovë dhe theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes së sovranitetit të Kosovës brenda kornizës së Serbisë.

“Unë dua t’ju përgëzoj për fitoren bindëse që keni fituar në zgjedhjet lokale në Kosovë dhe Metohi dhe në këtë mënyrë u dëshmua se se vetëm nga uniteti i popullit tonë ne mund të luftojmë për ruajtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare”, tha ai, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.