11:37, 11 Tetor 2018

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq nuk ka ngurruar aspak që t’i kundërpërgjigjet anëtarit të ri të Presidencës së Bonjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komsiq, që ka thënë se për të Kosova është shtet i pavarur.

Sipas Daçiq, Komsiq me këtë deklaratë nuk ka respektuar integritetin territorial të Serbisë dhe se ajo mund të jetë dëmtues i marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

“Anëtari i ri kroat i Presidencës së Bosnjës, Zheljko Komsiq, ende nuk ka zënë vend në zyrë dhe ka provuar që të provokojë Serbinë më qëndrimin e tij që beson se Kosova është shtet i pavarur”, ka thënë Daçiq.

“Personalisht mendoj se Republika Srpska mund të jetë shtet i pavarur, kur Kosova mundet. Por Serbia ka një politikë të jashtme zyrtare që njeh integritetin territorial të Bosnjës”.