Daçiq: Dialogu vazhdon, së pari të diskutohet për marrëveshjet e Brukselit NULL NULL 19.06.2018 12:32 19.06.2018 12:32 Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës po vazhdon, por së pari, është e nevojshme të diskutohet për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, në mënyrë që të ketë mundësi të flitet për çështje të tjera. Kështu tha ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq Ai shtoi se Prishtina me vendet perëndimore po punon vazhdimisht për të afirmuar për siç e quajti ai “të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës”, transmeton Klan Kosova. Kjo deklaratë e shefit të diplomacisë serbe erdhi para se zyra e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini të konfirmojë se të dielën më 24 qershor në kuadër të dialogut në Bruksel do të takohen presidenti i Kosovës, Hahsim Thaçi me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë