13:20, 12 Tetor 2017

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha sot se ambasadori i SHBA në Beograd Kyle Scott dhe ambasadorë të tjerë në Serbi nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të Serbisë.

“Ambasadorët tanë në botë nuk komentojnë deklaratat e ministrave të vendeve nikoqire, ka mënyra të komunikimit dhe ato nuk janë nëpërmjet mediave”, tha Daçiq lidhur me deklaratën e ambasadorit amerikan, Kyle Scott se ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin vlerësoi kriminelin e dënuar të luftës.

Kyle Scott, në llogarinë e tij të Twitter dje, tha se “muaj të punës për të përmirësuar imazhin e Serbisë në Shtetet e Bashkuara mund të dëmtohen nga një deklaratë e vetme”,transmeton Klan Kosova.

Ai në Twitter e ka publikuar tekstin e “Washington Post”, me titull “Ministri serb i mbrojtjes e lavdëron kriminelin e luftës”, dhe ka shkruar se së fundmi raportet mes Beogradit e Uashingtonit po dëmtohen seriozisht.

Teksti në “Washington Post” merret me fjalimin e Vulinit të cilën ai e mbajti të shtunën në Nish, ku në mes tjerash, ka theksuar se “ka kaluar koha e turpërimit” dhe se “ka ardhur koha e krenarisë ku Serbia i nderon të bëmat e viteve të ’90-ta”.

Me konstatimin se Vladimir Lazareviq e ka kryer vuajtjen e dënimit me burg, Daçiq ka thënë se “kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka për ta kryer dënim, derisa Ante Gotovina është liruar nga aktakuza për krime dhe po për kryetar të Kroacisë”.

Vladimir Lazareviq, për krime lufte në Kosovë, ka vuajtur dënimin me 14 vjet burgim .

.

 

Interesante