Cranston për Spaceyn: Nuk është njeri shumë i mirë NULL NULL 11.11.2017 11:27 11.11.2017 11:27 Ylli i serisë “Breaking Bad”, Bryan Cranston, beson se pas akuzave për sulm seksual, karriera e Kevin Spacey-t ka përfunduar. Komentet e Cransto u bënë në një intervistë për BBC Neësbead pasi që Spacey u godit nga një sërë akuzash që çuan në nisjen e hetimeve nga Policia Metropolitane. Cranston pranoi se ai kurrë nuk kishte qenë i pranishëm në ndonjërin nga incidentet “ndonëse e dinte se kishin ndodhur”. “Ai është një aktor fenomenal, por nuk është njeri shumë i mirë”, tha Cranston. “Mendoj që karriera e tij tani ka përfunduar”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024