Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cowell ia paguan operacionin garueses

NULL NULL
17.07.2017 12:00

Një vallëzuese e cila arriti në finale të shout Britain’s Got Talent shpërtheu në lot teksa vallëzoi për herë të fundit para se ta bëjë një operacion që do t’ia ndryshojë jetën, e që u pagua nga Simon Cowell.

Operacioni i Julia Carlile, 15 vjeçare, kushton 175 mijë funte, dhe Cowel edhe njëherë shfaqi zemërgjerësinë dhe shpirtin e tij humanist duke vendosur që ta ndihmojë vajzën e talentuar.

Julia vuan nga një gjendje e dhembshme e skoliozës, një lakim i shpinës, që e lë atë në dhimbje dhe siklet të madh, raporton Liverpool Echo.

Ajo në audicionin e shout të Cowell, i kishte thënë jurisë se ky shou ishte mundësia e saj e fundit për t’u bërë valltare para se të ketë nevojë për një operacion që do t’ia pamundësonte të performonte më.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.