16:38, 13 Mars 2018

Philippe Coutinho ka thënë që do të ishte “e mrekullueshme” që Neymari të kthehej te Barcelona, shkruan Goal.

“Po mendoj sikurse Rakitiqi. Do të doja që t’i kisha lojtarët më të mirë dhe Neymari është njëri nga ta”, tha Coutinho i cili arriti në Camp Nou në janar.

“Luaj bashkë me të në Brazil  dhe është privilegj”.

“Do të ishte e mrekullueshme që ta kishim prapë”, shtoi mes tjerash Coutinho për yllin e Paris Saint-Germain.

Interesante