Gardiani belg vazhdon të jetë i lidhur me një kalim në Spanjë, por ai ka deklaruar se edhe për një edicion do të mbetet në Stamford Bridge

9:31, 17 Prill 2018

Thibaut Courtois i ka cilësuar si të pvarërteta të gjitha raportet që atë e lidhin me një kalim tek Real Madrid, duke u zotuar se edhe për një edicion do të vazhdojë me Chelsea.

Familja e belgut vazhdon të mbetet në kryeqytetin spanjoll, që nga koha kur ai si huazim vishte fanellën e Atletico Madrid.

Ai është i vendosur që të ribashkohet me familjen në të ardhmen, por kontrata e tij skadon vitin tjetër, dhe ai mendon ta përmbushë atë.

“Kam kontratë me skuadrën edhe një vit. Do të bëj më të mirën deri taëherë”.

“Natyrisht, është e qartë se nuk e kam vazhduar këtë kontratë. Por nuk mendoj se tani është momenti i duhur për ta bërë këtë gjë. Do të pres deri në fund të edicionit”.

 

Interesante