Costa: S’desha të largohem në këtë mënyrë nga Chelsea NULL NULL 23.09.2017 08:59 23.09.2017 08:59 Diego Costa ka thënë se nuk dëshironte të largohej nga Chelsea kështu si u largua në atmosferë të rënduar, porse përkundër kësaj, gjithmonë do të ketë “tërheqje special” nga klubi anglez, shkruan BBC, njofton Klan Kosova. Costa është larguar pasi Atletico Madrid ka arritur marrëveshje me Chelsean për ta rimarrë 28 vjeçarin. Ai këtë vit nuk ka luajtur fare për Blutë e Londrës dhe shumicën e muajt gusht e pati kaluar në Brazil, prej nga edhe e ka prejardhjen. “Nuk do të bëhem jofalënderues në raport me Chelsean, ku gjithmonë kam qenë shumë i lumtur, duke luajtur në një ekip që ishte madhështor”, pohoi Costa me të mbërritur në Madrid, duke shtuar se “Atletico është shtëpia ime”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.