Costa feston me fanellë të Atleticos NULL NULL 17.07.2017 09:58 17.07.2017 09:58 Ylli i Chelseas, Diego Costa, si duket ka dhënë një përgjigjie të qartë me gjestin e fundit në rrjete sociale. Në një transmetim LIVE në Instagram, përfaqësuesi i Spanjës, shihet tek ka të veshur fanellën e ish-klubit të tij, Atletico Madrid. E ardhmja e Costës te Chelsea duket se ka marrë fund, pasi që Costa kishte zbuluar se trajneri Antonio Conte i kishte thënë se klubi nuk ka nevojë më për të. Ai është lidhur me një rikthim te skuadra e Simeones, dhe performanca e tij e fundit në Instagram me siguri se do t’i gëzojë fansat e Atletico Madrid që e kanë në qejf futbollistin e lindur ne Brazil. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.