13:19, 16 Prill 2018

Conchita Wurst ka zbuluar se është HIV-pozitiv, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarja austriake e cila fitoi Eurovizionin në vitin 2014, zbuloi diagnozën të dielën përmes Instagramit të saj.

Në postin emocional, Conchita njoftoi se ajo u diagnostikua më parë dhe tha se ka dashur t’i japë askujt të drejtën për ta trembur apo për të ndikuar në të ardhmen e saj, duke e quajtur informacionin ‘jo të rëndësishëm për publikun’.

“Që kur mora diagnozën, unë kam qenë në trajtim mjekësor dhe më është thënë se nuk mund ta transmetoj virusin. Deri tani, unë nuk kam dashur ta bëjë publik këtë informacion për disa arsye, dy prej të cilave do t’i përmend: familja ime para se gjithash, që di gjithçka dhe më ka mbështetur që nga dita e parë”.

“Po ashtu, miqtë e mi kanë qenë në dijeni për një kohë të gjiatë”.

“Së dyti është informacion që sipas mendimit tim, është relevante për ata të cilët kontakti seksual do të ishte një opsion”.