Çollaku: Udhëheqja e dialogut nga Thaçi është legjitime, kontestimi po ndodhë për inate personale (VIDEO) NULL NULL 19.06.2018 18:37 19.06.2018 18:37 Bekim Çollaku, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi ka deklaruar se procesi përfundimtar i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë kërkon një kontribut të jashtëzakonshëm nga e gjithë politika kosovare. Ai ka thënë po ashtu se sikurse Presidenti Thaçi ashtu dhe të gjitha Institucionet e vendit janë të obliguara ta respektojnë Kushtetutën derisa në Info Magazine potencoi se udhëheqja e dialogut nga Presidenti Thaçi nuk është legjitimitet i cunguar, njofton Klan Kosova. ”Presidenti i Kosovës dhe institucionet janë shumë mirë të ndara mes vete ashtu siç e kërkon ligji i Kushtetutës”. ”Ata janë të obliguar ta respektojnë Kushtetutën. Në rastin konkret Presidenti ka të drejtën e vet legjitime për ta udhëhequr këtë proces”. ”Pjesa tjetër është vetëm pjesë politike, por jo e parëndësishme sepse do të ishte mirë të kishte një lloj rezolute që do të ishte një siguri shtesë”. ”Në asnjë rrethanë nuk është legjitimitet i cunguar. Kontestimi po ndodhë për inate personale. Shteti nuk funksionon për inate personale. Thaçi nuk shkon në Bruksel për të përfaqësuar një grup të caktuar apo Klan të caktuar ai përfaqëson shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj”. ”Kjo qasje lë shumë për të dëshiruar sepse në një demokraci parlamentare Kushtetuta është akti më i lartë demokratik”. ”Por derisa Kushtetuta është kjo që është sot, ta kontestosh Presidentin për ta udhëhequr dialogun atëherë është absurditet dhe zhgënjyes nga ana e këtyre deputetëve”, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 34 minuta më parë