Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çollaku: Nëse kriza vazhdon, mbështetja ndërkombëtare rrezikohet

NULL NULL
05.02.2016 18:25

Në Info Magazine të Klan Kosovës të premten, për të diskutuar për rrugën e Kosovës drejt liberalizimit të vizave dhe daljne nga kriza politike, i ftuar ishte ministri i Integrimeve Europiane Bekim Çollaku.

Çollaku, duke komentuar idenë për ndërmjetësim ndërkombëtar, ka thënë se do të ishte gabim i madh edhe të mendohet kjo mundësi, ndërsa ka kërkuar që të gjithë t’i përgjigjen ftesës së presidentes Atifete Jahjaga për dialog, njofton Klan Kosova.

“Bashkimi Europian dhe komisioneri Hahn mund të vijnë në Kosovë. Mesazhi i tyre i vetëm është që të kthehet funksionimi i institucioneve dhe të hiqet dorë nga përdorimi i dhunës. Por nuk kanë arsye të vijnë për të ndërmjetësuar”.

“Do të ishte veprim tej mase i gabuar që ta refuzojë ftesën e presidentes Atifete Jahjaga për dialog”.

“Jahjaga është presidentet e të gjithëve dhe refuzimi i ftesës së presidentes nga Lëvizjes Vetëvendosje është veprim i gabuar”.

Ai ka thënë se do të ishte i zhgënjyer nëse partitë opozitare nuk do ta pranonin ftesën e Jahjagës sepse kështu kriza do të vazhdonte dhe do të rrezikohej mbështetja ndërkombëtare për Kosovën.

“Do të isha tejet i zhgënjyer nëse edhe subjektet tjera opozitare do ta refuzonin këtë ftesë nga Jahjaga. Ne e kemi humbur krejt vitin e shkuar në krizë institucionale. A duam që ta humbim edhe këtë vit? Kush në Bruksel do të na i hapte dyert pastaj? Askush. Askush nuk do të ketë punë me shtete të dështuara”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.