11:42, 2 Korrik 2018

Ka raste të rralla kur njerëzit kalojnë 100 vjet jetë.

Por mund të mos jetë dëgjuar asnjëherë që dikush ka ushtruar një punë mbi një shekull!

Është Colette Maze, që ka 103 vjet jetë, e që mbi 100 prej tyre i ka kaluar mbi tastet e pianos, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

“Nuk i numëroj vitet. S’jam e mirë me matematikën, pra cili është qëllimi”.

“E vjetër isha kur kisha 15 vjet, tani jam më e re”, ka thënë ajo.

Sekret të jetëgjatësisë ajo thotë se e ka lojën në piano.

“Natyrisht edhe loja në piano është një lloj gjimnastike. Duhet që të lëvizni”.

Ajo sapo ka zhvilluar një CD të kompozitorin e saj të preferuar, Claude Debussy.

Debussy kishte vdekur më 1918 kur Colette ishte afër katër vjeç.

“Ai ka jetuar afër me mua ndoshta edhe jemi parë”.

Talenti i saj ishte zbuluar shumë herët.

“Kur isha 2-3 vjeç luaja në piano”, ka thënë ajo.