Coca-Cola me produkt të ri – kanabisi përbërësi i ri i saj NULL NULL 17.09.2018 18:30 17.09.2018 18:30 Coca-Cola është e njohur për pijen e saj të bazuar në kafeinë, por kompania tani duket se po eksperimenton me një përbërës të ri atë të kanabisit , transmeton Klan Kosova. Sipas BCC, gjiganti i pijeve është në bisedime për të prodhuar pije të tillë me përmbajtje të kanabidolit i cili është produkt i kanabisit. “Së bashku me shumë të tjerë në industrinë e pijeve, ne po ndjekim nga afër rritjen e kanabidoli jo-psikoaktiv si një përbërës i pijeve funksionale të Wellness në mbarë botën”, tha kompania e Coca-Cola në një deklaratë. Mbetet të shihet nëse do të fillojë prodhimi dhe shpërndarja e kësaj pije duke ditur se shumë shtete nuk e kanë të legalizuar këtë lloj droge. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.