14:25, 12 Tetor 2018

Autoritetet turke kanë dëshmi audio dhe vizuale që tregojnë se gazetari, Jamal Khashoggi u vra brenda konsullatës saudite në Stamboll para një jave, thotë një burim i CNN që është i njohur me hetimet në vazhdimësi.

Burimi i cili ka marrë informata nga një agjenci e intelegjencës perëndimore, ka thënë se provat tregojnë kishte pasur një sulm dhe një betejë brenda konsullatës.

Ka gjithashtu dëshmi të rastit që Khashoggi u vra, njofton Klan Kosova.

Shërbimi i huaj inteligjent u trondit kur pa provat të ofruara në një njoftim zyrtar turk, tha burimi për CNN.

Kolumnisti i Washington Post hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor për të marrë letrat që do ta lejonin që ai të martohej me të fejuarën e tij turke. Ai nuk u pa në publik që atëherë.

Arabia Saudite në mënyrë të vendosur e mohon çdo përfshirje në zhdukjen e tij dhe thotë se ai u largua nga konsullata atë pasdite.

E fejuarja e tij, Hatice Cengiz, e cila ishte duke pritur jashtë kur ai hyri në konsullatë, thotë se nuk e ka parë atë të dalë sërish.

Turqia u ka bërë thirrje zyrtarëve sauditë të japin dëshmi se ai u largua nga konsullata, siç pretendojnë ata.

Washington Post njoftoi të enjten qeveria turke u kishte thënë zyrtarëve amerikanë se posedon të regjistrime audio dhe video që provojnë se Khashoggi u vra në konsullatë, duke cituar burime të paidentifikuara amerikane dhe turke.

Regjistrimi audio në veçanti siguron “prova të çuditshme dhe të tmerrshme” që një ekip saudit u dërgua në Stamboll dhe ishte përgjegjës për vdekjen e Khashoggi, njoftoi Washington Post.

“Ju mund ta dëgjoni zërin e tij dhe zërat e njerëzve që flasin arabisht”, tha një person që kishte dëgjuar videot. “Ju mund të dëgjoni se si ai ishte marrë në pyetje,si është torturuar dhe pastaj si u vra.”

Ndërsa, Arabia Saudite po përballet me presionin ndërkombëtar për zbardhjen e këtij rasti.