19:26, 6 Dhjetor 2017

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Vlorës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim me akuzën e vjedhjes.

Finalizimi i operacionit të koduar “Çmontimi” çoi në arrestimin e Maringlen Lalaj, 29 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa bashkëpunëtori i tij A.B është shpallur në kërkim.

Policia thotë se Lalaj në bashkëpunim me shtetasin A.B janë autorë të  vjedhjeve së disa dyerve duralumin, të pallateve në lagjet ”Hajro Çakerri” dhe ”Pavarësia”, ngjarje të ndodhura në datat 2 dhe 5 dhjetor 2017, shkruan oranews. Këta shtetas dyert e vjedhura i shisnin për qëllime përfitimi materiale.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 dyer, ndërsa po vijon puna për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal te këtyre shtetasve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Interesante