Cleveland i jep leksion Torontos NULL NULL 18.05.2016 12:24 18.05.2016 12:24 Cleveland Cavaliers i ka dhënë një leksion basketbolli Toronto Raptors në përballjen e parë finale të Konferencës së Lindjes. Skuadra nga Ohio trioumfoi 115-84 ndaj kanadezëve duke regjistruar fitoren me të thellë në fazën play off. Të udhëhequr nga dyshja Irving-James, Cavaliers ishin thjesht të papërmbajtshëm mbi parketin e “Quicken Loans Arena”, ku treguan edhe një herë diferencën që kanë me skuadrat e tjera të Konferencës së Lindjes. Ëndrra e Torontos zgjati vetëm pak minuta pas një rezultati fillestar 0-7, më pas nisi shfaqja e Cleveland. Irving ishte thjesht fantastik me 27 pikët e tij, ndërsa LeBron James, që shtoi 24 pikë të tjera, masakroi mbrojtjen e Raptors, madje edhe duke asistuar shokët e skuadrës. Kevin Love edhe pse realizoi vetëm 14 pikë, dha kontributin e tij me me katër topa të kontrolluar nën tabelë. https://www.youtube.com/watch?v=obDdCvc4WLc *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.