Çka tregojnë nënsqetullat për shëndetin tuaj NULL NULL 17.10.2017 10:30 17.10.2017 10:30 Çfarë arome kanë nënsqetullat tuaja dhe çfarë bëni ju rreth kësaj, lidhet me sistemin e mikrobeve në zorrën tuaj, të cilat ju mbrojnë nga patogjenet. Sikur në zorrët tuaja një numër i madh i mikrobeve të ndryshme jetojnë tek nënsqetullat tuaja, dhe përdorimi i deodorantëve mund të ndryshoj më shumë se sa aromën. Këto mikrobe, pa marrë parasysh se ku gjenden, mbrojnë organizmin tonë nga mikroorganizma të cilët nuk e kanë vendin në trupin tonë. Studime të reja tregojnë se sa e rëndësishme është që të keni mikrobe tek nënsqetullat, që të mbroni shëndetin e përgjithshëm. Disa nga to kanë treguar që deodorantët mund të jenë kancerogjene, të tjerë kanë potencuar demet që sjellë ndalimi i rrjedhjes së djersës. Aktualisht Instituti Ndërkombëtar për Kancer, ka disa studime që tregojnë sa e dëmshme është eliminimi i mikrobeve nga nënsqetullat, megjithatë rezultatet nuk janë bindëse. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Studim: Injeksionet kontraceptive rrisin në pesëfish rrezikun e tumoreve të trurit 2 orë më parë