Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çka thonë vendasit për Martin Shkrelin?

NULL NULL
27.07.2017 09:35
FILE PHOTO - Martin Shkreli, former chief executive officer of Turing Pharmaceuticals and KaloBios Pharmaceuticals Inc, arrives for a hearing at U.S. Federal Court in Brooklyn, New York, U.S. on April 26, 2017. REUTERS/Brendan McDermid/File Photo

Martin Shkreli akuzohet për rritjen e çmimet e një bari shërues për rreth 5 mijë për qind, dhe tani është në gjykim për mashtrim në Nju Jork. Shqiptari kishte ngritur çmimin e barit shërues në 750 dollarë për një kapsulë nga 13.50 dollarë sa ishte në fillim.

Sipërmarrësi farmaceutik, shqiptari Martin Shkreli, është cilësuar si “njeriu më i urryer në Amerikë”. Në fshatin e tij nga ku e ka marr mbiemrin, kjo ka sjell krenari dhe turp, shkruan në një reportazh të gjatë nga “Reuters” për fshatin e lindjes së tij.

34-vjeçari Shkreli, ish-drejtor i ekzekutiv i kompanisë së barnave, thotë më parë se është shqiptari më i suksesshëm në botë, përcjell albinfo.ch.

Por, në fshatin e lindjes, Shkrel, janë të ndarë në dysh rreth tij. Ai akuzohet për rritjen e çmimet e një bari shërues për rreth 5 mijë për qind, dhe tani është në gjykim për mashtrim në Nju Jork.

Shqiptari kishte ngritur çmimin e barit shërues në 750 dollarë për një kapsulë nga 13.50 dollarë sa ishte në fillim. Kjo kishte acaruar shumë pacientët në SHBA.

Ai po gjykohet për mashtrim e investitorëve derisa menaxhonte dy fonde dhe një kompani barnash “Retrophin” mes viteve 2009 dhe 2014.

Derisa shumë janë kundër tij, për më shumë se gjysmën e tre milionë banorëve të Shqipërisë ai është një model. Shumica do të dëshironin të largohen nga Shqipëria për të pasur një jetë më të mirë. Por, shumica nuk ishin në dijeni se ai kishte thënë se është shqiptari më i suksesshëm financiarisht sesa Nëna Terezë, duke shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale.

Disa kanë kujtuar familjen Shkreli. Ata kanë thënë se kjo familje ishte zhvendosur në Mal të Zi shumë kohë më parë, para se të shkonin në Amerikë gjatë viteve ’60-ta.

Martin Shkreli është lindur dhe rritur në Brooklyn, ku kanë përfunduar edhe migrantë tjerë nga Shkreli, shkruan albinfo.ch, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.