13:30, 16 Maj 2018

Edhe një film nga Marvel me superheronj, që kësaj radhe e sjell Ryan Renolds në rolin e tij si Wade Wilson me “Deadpool 2”.

Filmi original, një produkt vazhdimësi e “X-Men”, ishte një hit i madh në vitin 2016 kur edhe siguroi të hyra prej 780 milionë dollarë në tërë boten.

Deadpool Cast

Shumë kritikë të filmit e kanë mirëpritur rikthimin e karakterit të Reynolds, me shakatë e mençura. Megjithatë jo te gjithë po e shohin me kaq optimizëm. Disa kritikë kanë vlerësuar se stili i këtij superheroi po fillon të bëhet cinik.

“Pa marrë parasysh se cfarë kufij arrin të thyej “Deadpool 2”, edhe kur humori tingëllon pa krip, ata sigurohen që shakatë të bien mbi ju” është shprehur Andrew Barker për Variety.

Në përgjithësi rikthimi i Deadpool është i mirëpritur.