8:43, 7 Tetor 2017

Grimeri i njohur botërisht, Ariel Tejada, i preferuari i familjes Kardashian – Jenner, ka qëndruar në Shqipëri me ç’rast ka dhënë një intervistë ku rrëfen ekskluzivisht si ka qenë rrugëtimi i tij drejt famës si dhe detajet e asaj.

E bukura e ka tërhequr gjitmonë, dhe atë rrugë ndoqi…

“Deri në moshën 10-vjeçare kam qenë i fokusuar në muzikë, por kam qenë i tërhequr nga e bukura gjithmonë, që kur shihja mamanë teksa vendoste buzëkuqin. Më vonë nisa t’i dedikohem bukurisë dhe nisa si fillim ta aplikoja grimin tek kushërirat e mia! Nuk kam qenë i mirë që në fillim, por unë kam besim shumë të madh, jap 100%për atë që dua të arri”, thotë Tejada.

“Nuk më pëlqen ta quaj fat, atë që unë vlej vërtetë, që më është dhënë nga një fuqi e mbinatyrshme!”.

Por ajo që e bëri të njohur Arielin ishte takimi me Kylie Jenner, një nga kujtimet më të bukura të tij

“Unë isha në Nju Jork dhe më erdhi një mesazh nga Kylie, unë nuk e besova si fillim, ajo më kërkonte se nëse më binte rruga në Los Angeles, donte të më takonte! Unë e bleva menjëherë biletën, shkova dhe i bëra make-up-in dhe që atëherë ne punojmë së bashku!”.

Pyetjes se çfarë personi është Kylie Jenner, si është të punosh me të, ai i’u përgjigj:

“Është personi më i mrekullueshëm që unë njoh, është e çmendur për mua! Kylie më ka trajtuar si të familjes se saj, është njeriu më i ëmbël që unë njoh!” Unë mendoj se ne bashkëpunojmë së bashku, ato na besojnë ne si artistë dhe kjo është e rëndësishme, kur dikush beson tek ju, puna bëhet më e mire!

E sa i përket famës ai thotë qe mund ta ketë ndryshuar vetëm fizikisht mire zemrën e ka te njëjtë.

“Fizikisht jam pak ndryshe, por ndiej se zemra ime nuk ka ndryshuar, edhe pse punova me Ariana Grande para 2 ditësh, ambicia dhe motivimi im nuk ka ndryshuar, janë të njëjtat me në fillimet e mia”.

Sa i takon make-up-it të vajzave shqiptare, ja si u shpreh Arieli.

“Nëse duhet të jem i sinqertë, shumë vajza kanë fytyrë të bukur, por vendosim shumë make up jo për sasinë, por për kompozimin e pamjes, nëse ka shumë tek pjesa e buzëve të gjitha bashkohen së bashku dhe grimi behët shumë i rënduar”, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Interesante